Janë pamje tronditëse ato të pensionistëve të cilët kanë besuar te fjalët e Ramës se do ua çojë pensionin në shtëpi, por në fakt jo vetëm që kjo gjë nuk ka ndodhur, por edhe në zyrat e shpërndarjes së pensionit ku kanë shkuar nuk kanë mundur të tërheqin pensionin.
Ky fakt është denoncuar edhe nga ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, e cila teksa publikon pamjet e pensionistëve të dëshpëruar në sportele, u bashkon edhe premtimin e pambajtur të Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu.
'Thirrja e trishtueshme e pensionistëve sot, duhet të jetë këmbanë alarmi për çdo Qeveri të përgjegjshme. Ato janë shtesa më e rrezikuar nga përhapja e virusit COVID-19.
Situata kërkon masa dhe veprime të menjëhershme. Në këtë kohe krize, fjalët e bukura të Qeverisë nuk mjaftojnë. Propaganda në kohë krize, nuk ndihmon, por mund të kushtojë jetë.
Media edhe sot ka dokumentuar se realiteti përballë fjalëve të Qeverisë nuk përputhen!'