Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka publikuar mesazhin e një qytetari shkodran i cili shkruan se në Spitalin e Shkodrës kanë shkuar 6 persona të dyshuar me Covid-19, dhe nuk ka tampona për t'u marrë analizat. Më tej Spahia shkruan se 'Po bëhen dy javë që mjekët, qytetarët dhe opozita po e ngremë këtë shqetësim, por Ministrja e Shëndetësisë, hesht pa dhënë asnjë përgjigje. Që prej të premtes po bëhen shumë pak analiza. Edhe sot janë bërë vetëm 32 teste, ndërkohë që numri i personave të infektuar është në rritje të vazhdueshme.'
'A ka mungesë tamponash apo thjesht papërgjegjshmëri?
Shqetësimi kryesor i mjekëve në këtë periudhë është mungesa e tamponëve dhe mjeteve për të bërë analizat e COVID-19. Në Shkodër, personeli shëndetësor denoncon se ka raste të dyshuara për qytetarë të ardhur nga Italia dhe nuk ka tamponë për analiza!
Po bëhen dy javë që mjekët, qytetarët dhe opozita po e ngremë këtë shqetësim, por Ministrja e Shëndetësisë, hesht pa dhënë asnjë përgjigje. Që prej të premtes po bëhen shumë pak analiza. Edhe sot janë bërë vetëm 32 teste, ndërkohë që numri i personave të infektuar është në rritje të vazhdueshme.
Si dreqin mund të jetë papërgjegjshmëria deri në këtë masë? Si mund të mos merren masa por të heshtet e të sulmohet kushdo që denoncon këtë situatë? Heshtja dhe fshehja e kësaj situate është kriminale! Nuk mund të luhet kështu me jetët e njerëzve!'