“Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri.
RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje,” shkruan Rama.
Por ish-kryeministri thotë se vëllezërit Çala u dorëzuan vetë.
“Çalët u dorezua si Alizoti i Xhafës!
Ata u arrestuan pasi Daja nga Kosova iu doli halle dhe vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhësit shteterorë, autorë të vërtetë vjedhjes së shekullit në aeroportin e Rinasit.
Dëshmia e krimit të tyre: “180 mijë euro, të tjerat i hëngri fushata”,” shkruan Berisha.