Tritan Shehu
Deklarata e mbremshme e Rames se eshte “i qete e i sigurte edhe per skenarin apokaliptik te epdemise” mbas bisedes me Presidentin Erdogan (te cilin une e falenderoj shume per mbeshtetjen), me sjell disa dekada mbrapa ne kohe, kur degjoja deklarimet e udheheqjes komuniste servile, pa dinjitet e te kompleksuar te asaj kohe per sigurite qe i jepte shqiptareve....
Rama duhet te kuptoje se asnje kryeminister, ne asnje vend te botes, pervec te « republikave te bananeve », nuk i lejohet e nuk mund te beje nje deklarate te tille, duke u fshehur mbas “xhaxhait te madh ne Amerike”, sic thonin dikur ne Shqiperi.
Ai duhet te jete i qarte me shqiptaret, te marre pergjegjesite e tij e mos te fshihet mbas “cadrave” iluzive, duke bere transparencen e varianteve, masave qe duhen marre, mundesive reale qe kemi.
Edhe dicka e keshilloj, ne keto momente te veshtira eshte nje gabim tragjik te kufizosh mundesine e mbeshtetjes vetem ne nje drejtim, ne fakt eshte edhe nje provokacion i rende ndaj BE, ShBA, vendeve miq qe gjithemone na kane qendruar shume prane si Italia, qe megjithese po kalojne me dinjitet nje krize te thelle, jam i bindur qe do te na gjenden gjithmone prane, pavaresisht veshtiresive.