Vasili: Distancohem nga të gjithë ata qytetarë që nuk respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit

Saturday, 21 Mars 2020 12:11

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha në një lidhje me “Skype” në News24 se distancohet nga të gjithë ata qytetarë që nuk respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Vasili u shpreh se vetëm duke respektuar rregullat mund të mposhtim COVID-19, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’iu qëndrojë masave të marra në fillim dhe të mos i ndryshojë ato nga dita në ditë.

“Duhet të priremi fortë drejt një qëndrimi optimist. Unë e kam dënuar gjuhën fataliste të kryeministrit, i cili nuk duhet kurrë të mbjellë një tragjizëm.

Kjo situatë do të kapërcehet dhe masat duhet të shërbejnë për ta kapërcyer. Janë tre barna që po përdoren për trajnimin e COVID-19 dhe duhen përdorur dhe nga mjekët tanë. Në këtë rast që flas me ju jam profesionist, jo nënkryetar i LSI. Duhet të marrim masa të hekurta dhe t’i respektojmë deri në fund. Distancohem nga cdo qytetar, që nuk zbaton rregullat, pasi vetëm rregullat do na bëjë ta kalojmë këtë situatë. Por nuk jam pro fatalizmave”, tha Vasili.

Si i gjykoni masat e qeverisë?
Kam vetëm një vërejtje të fortë, rregullat dhe strategjia e tyre përcaktohen dhe atyre rregullave iu qëndrohet. Ndryshimi i rregullave nuk është në favor të luftës ndaj pandemisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...