Spaho: Rama nuk po bën mjaftueshëm. Beteja për jetë a vdekje! Duhet te degjojë dhe të veprojë pa vonesë

Hënë, 23 Mars 2020 18:05

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, shprehet një deklaratë për shtyp, se Rama është I vonuar në masat që ka marrë dhe sot nuk do të kishim njerëz në çadra, po të vepronte që kur kryetari i Opozitës Lulzim Basha i kërkoi marrjen e masave.

‘Po te vepronte në kohë Edi Rama nuk do të kishte njerezit ne cadra sot, apo ne banesa te demtuara, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga tërmeti.

Po te vepronte Edi Rama qe kur filluan te binin sirenat e alarmit ne Itali dhe Kryetari i Opozitës Lulzim Basha kërkoi marrjen e masave, nuk do kishim një situatë kaotike sot dhe personat e infektuar do ishin nën mbikëqyrje mjekësore sic ligji e kërkon. 

Po te vepronte Edi Rama në kohë do kishim nje numer te konsiderueshem respiratoresh dhe jo ne mes te krizes te hapej me urgjence per 24 ore tenderi. Ende sot nuk e dimë numrin e respiratorëve që kemi në dispozicion.

Por te vepronte në kohë Edi Rama, qe kur i beri thirrje opozita, do i kishte pajisur mjeket me veshje mbrojtese dhe nuk do te rrezikonin shendetin, kur deri tani zyrtarisht kemi 9 mjeke dhe infermiere te infektuar e shume te tjere ne karantine dhe qe presin te bejne testin.

Po te vepronte Edi Rama në kohë, parate do kishin shkuar tashmë nga oligarkët tek qytetarët në nevojë. Akoma sot nuk dihet si do ndahen ato pak para te dedikuara nga Akti Normativ.  Ndërkohë që dihet që mijra familje janë sot në pamundësi për të mbijetuar.

Sot beteja eshte per jete a vdekje! Edi Rama duhet te degjoj dhe te veproje pa vonese, per qytetaret jo per opozitën!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...