13 kushte deri sonte

Hënë, 23 Mars 2020 22:21

10. Per shkak te progresit të arritur në reformat dhe përmbushjes së kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, duke iu nënshtruar miratimit nga anëtarët e Këshillit Evropian, vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Shqipërisë.
Këshilli fton Komisionin të paraqesë një propozim ne lidhje me negociatat në përputhje me konkluzionet e Këshillit Evropian të Dhjetorit 2006, duke integruar qasjen e zgjerimit në procesin e pranimit në përputhje me paragrafin 3. Këshilli merr parasysh qëllimet e Komisionit për të filluar punen e nevojshme përgatitore menjëherë.
Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur pas miratimit të kornizës së bisedimeve nga Këshilli.
Para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet:
1- të miratojë plotësisht reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR,
2- Financimin transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, duke siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore,
përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, duke marre parasysh qe parlamenti hollandez ka kerkuar te zbatohet rekomandimet e komisionit te Venecias.
3- të përfundojë krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
4- Shqipëria gjithashtu duhet të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE-së dhe përmes Planit të veprimit për të adresuar rekomandimet e Task Force të Veprimit Financiar (FATF).
5- Trajtimi i fenomenit të kërkesave të pabaza të azilit dhe riatdhesimeve të sigurta
6- Dhe ndryshimi i ligjit të mediave në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten prioritete të rëndësishme.

Komisioni do të sigurojë një raport mbi këto çështje, përfshirë progresin në procesverbalin, kur prezanton kornizën e bisedimeve.
Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli dhe pasqyron se Shqipëria ka adresuar me sukses të pesë prioritetet kryesore, siç janë
7- fillimi i procedurës penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të verifikimit,
8- fillimin e procedurave kundër atyre që akuzohen për blerje votash,
një rekord të shëndoshë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet,
9- përfshirë inicimin e procedurave dhe përfundimin e procedurave të para kundër zyrtarëve të nivelit të lartë publik dhe politikanëve,
10 përparim i prekshëm në reformën e administratës publike,
11- implementimi i reformës së ligjit zgjedhor
12- si dhe një vendim i formës së prerë për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019,
13- si dhe përparimi i mëtutjeshëm në miratimin e legjislacionit të mbetur zbatues në lidhje me ligjin kornizë 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare,
12. Miratimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës, dhe
13- avancimi i procesit të regjistrimit të pasurisë.
Këshilli më tej fton Komisionin të vazhdojë të monitorojë progresin dhe pajtueshmërinë në të gjitha fushat që lidhen me hapjen e negociatave dhe të kryejë dhe të përfundojë procesin e ekzaminimit analitik të acquis të BE-së me vendin

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...