Nga koronavirusi te heqja e taksës, Angela Merkel bisedë telefonike për herë të parë me Albin Kurtin

Tuesday, 24 Mars 2020 10:02

Gjatë ditës së sotme, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri Albin Kurti patën një bisedë telefonike, e para mes tyre qe kur Kurti u be kryeminister.

Siç bën me dije komunikata e kryeministrisë, gjatë bisedës ata shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për situatën në rajon. Kancelarja Merkel i ofroi kryeministrit Kurti mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe programit të gjerë e ambicioz për reforma në vend. Në këtë kontekst, Republika Federale ofroi këshilla specifike nga ekspertë gjermanë.

“U diskutua edhe për luftën ndaj virusit Korona. Kancelarja premtoi se do ta shqyrtojë mbështetjen ndaj Kosovës për trajtimin e kësaj krize. Gjithashtu, u diskutua edhe mbi dialogun e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e po ashtu edhe për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina të vendosur në vitin 2018, nga qeveria e atëhershme. Kancelarja përshëndeti propozim-vendimin e kryeministrit kosovar për heqjen e plotë të tarifës pas datës 1 prill, kjo pas heqjes së tarifës për lëndën e parë në javën që shkoi. Ajo gjithashtu mbështeti një dialog, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili duhet të synojë heqjen e të gjitha pengesave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës. Të dy besojnë se nuk duhet të ketë pengesa në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Kancelarja dhe Kryeministri i Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi i këtij procesi mbetet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe e cila i shërben popujve të të dy shteteve”, përfundoi komunikata e Qeverisë.

22:19
Merkeli bisedoi me Kurtin për gjendjen me koronavirus dhe për çështje ekonomike
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përmes video-konferencës.

Siç njofton Saarbruecker-zeitung.de, kjo bisedë është zhvilluar si zëvendësim i vizitës së planifikuar të Kurtit në Berlin, e cila nuk ka mundur të realizohet për shkak të gjendjes së krijuar me koronavirusin.

Mediumi gjerman shkruan se “tani, ajo po qeveris përmes telefonit dhe videokonferencave”.

“Këtë mjet ndihmës e ka përdorur pasditen e së hënës edhe për një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka diskutuar rreth gjendjes së krijuar me koronavirusin në shtetin e tij, por edhe për çështjet ekonomike dhe të politikës së jashtme”, shkruan Saarbruecker-zeitung.de.

“Kështu u zëvendësua vizita e planifikuar shtetërore e Kurtit”, thekson ky medium.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me të marrë mandatin Kurtin, e kishte uruar atë dhe e kishte ftuar për vizitë në Berlin.

Ajo kishte thënë se do ta presë me gëzim Kurtin.

Merkel tutje kishte renditur disa nga problemet me të cilat qeveria e Kosovës duhet të përballet.

“Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira para jush. Këtu përfshihet sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe, në veçanti, dialogu për normalizim me Serbinë. Këta janë hapat kryesorë në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj”, kishte thënë Merkeli në letrën e urimit dërguar Kurtit

Në fund kishte thënë se Qeveria Federale gjermane do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë rrugë.

Merkel sot u testua për koronavirus, ndërsa në orët e pasdites erdhi njoftimi se ajo ka dalë negative në këtë test.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...