Realiteti nuk është ai që thotë Rama, Vokshi: Të lërë propagandën, njerëzit po vuajnë për bukë

Tuesday, 24 Mars 2020 12:54

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar përmës një postimi në facebook ndaj deklarimeve të kreut të qeverisë Edi Rama për situatën e koronavirusit dhe ndihmen ndaj qetetarëve që kanë nevojë.
“Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri”, shkruan Vokshi.
Ja postimi i plotë:
Realiteti nuk është ai që thotë Edi Rama.
Njerëzit janë të varfër dhe vuajnë për bukën e gojës në kuptimin e parë të fjalës.
Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri.
Edi Rama të mos vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar më të pamundurit.
Si dëshmitë në video, janë me mijëra fëmijët që shqiptojnë fjalitë migjeniane të skamjes “nënë, duam bukë”. ????

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...