Infektimi i Bratajt/ Meta: Të forcohen masat mbrojtëse për mjekët

Tuesday, 24 Mars 2020 14:40

Presidenti Ilir Meta i uron shërim të shpejtë Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënderj Brataj, i cili është infektuar nga koronavirusi.
Mesazhi i Metës
Uroj shërim të shpejtë për Drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Dr.Skënder Brataj.
I shpreh solidaritet edhe familjes së tij në këto momente të vështira, besimplotë se sërish do t’i bashkohet ekipit të mjekëve në vijën e parë të luftës me pandeminë #COVID19.
Është tepër e rëndësishme dhe prioritare të forcohen masat mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica të jashtëzakonshme janë të ekspozuar përballë një rreziku të madh, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.

 

Login to post comments