BE kushtëzon hapjen e bisedimeve me ligjin anti-media

Tuesday, 24 Mars 2020 17:39

Krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian pritet të japin miratimin paraprak për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për Shqipërinë pritet të ketë një numër kushtesh para se të kryhet “konferenca e parë” e negociatave, bëjnë të ditur raportimet e medias ndërkombëtare si Reuters dhe Financial Times.

Njëri nga kushtet lidhet me ligjin kontrovers të maxhorancës socialiste të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjimi ekstragjyqësor të përmbajtjes së lajmeve të publikuara në median në internet, të cilin Rama e prezanton si “Paketa anti-shpifje”.

Sipas dokumentit të projektvendimit që pritet të miratohet në një telekonferencë të Martën (24 Mars), Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin vendimin për hapjen e bisedimeve, por për Shqipërinë, vendimi do të kushtëzohet dhe konferenca e parë nuk do të zhvillohet para se të plotësohen kushtet.

Sipas Financial Times dhe Reuters, gazetarët e të cilëve e kanë parë dokumentin, kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë janë: Reforma elektorale sipas rekomandimeve të OSBE, përfshirë transparenca e financimit të partive, përfundimi i reformës në drejtësi, përfshirë gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të lartë funksionale, si dhe amendimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Ligji i medias u miratua në Kuvedin e Shqipërisë nga shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama në 18 Dhjetor 2019, mes protestave të shumta të shoqërisë civile shqiptare, medias dhe institucioneve ndërkombëtare, të cilat e konsideruan atë një ligj jodemokratik, ose jo në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Socialistët u detyruan të bëjnë një hap pas mbi këtë ligj pasi presidenti Ilir Meta e riktheu atë për shqyrtim parlamentar duke vënë në diskutim përputhjen e tij me kushtetutën ndërsa Këshilli i Europës, i cili ka një mision monitorues për Shqipërinë, i dërgoi kërkesë për komente Komisionit të Venecias, institucionit që ka shqyrtuar një numër të lartë mosmarrëveshjesh kushtetuese gjatë kohëve të fundit në kushtet kur Shqipëria nuk ka një gjykatë kushtetuese funksionale.

Komisioni i Venecias pritej të jepte opinionin e vet mbi projektligjin më 21 Mars, por mbledhja për miratimin e opinionit u shty për në qershor për shkak të Pandemisë COVID-19.

Reporter.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...