Paketa financiare e qeverisë për koronavirusin, Meta: Duhet mbështetur, por ka nevojë për detajim

Tuesday, 24 Mars 2020 21:33

Paketa financiare e qeverisë për betejën kundër koronavirusit duhet mbështetur dhe përshendetur.

Kështu tha sot në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë”, Presidenti Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit, në vijim kjo paketë ka nevojë për detajim që të jetë sa më pranë për familjet që kanë vërtet nevojë.

Pyetje: Në një anë kemi njerëzit e prekur dhe njerëz që po kurohen dhe në anën tjetër janë njerëzit, që po u kërkohet që të rrinë në shtëpi, të mos bëjnë asgjë, por të rrinë në shtëpi. Por këto njerëz duke ndenjur në shtëpi kanë nevojë edhe të ushqehen, në këtë pikëpamje ju keni takuar dhe ministrin Ahmetaj, që është dhe përgjegjës për këtë situatën. Jeni i kënaqur me planin e paraqitur të qeverisë?

Presidenti Meta: Plani i qeverisë unë mendoj që është plani i parë. Nuk mund të jetë plani i fundit, por si plan i parë padyshim që duhet përshëndetur dhe duhet mbështetur dhe ai synon të bëj disa adresime të shpejta të financimeve të domosdoshme në përballim e kësaj situate, si për sa i takon forcimit të shëndetësisë me mjetet, me aparaturat, me logjistikën shtesë që duhet.

Si përsa i takon pastaj mbështetjes për biznesin, të familjeve në nevojë.  Natyrisht që është një proces i cili ka nevojë për detajim, për identifikim të mëtejshëm, në mënyrë të veçantë për të qenë sa më pranë familjeve me më pak mundësi për ta përballuar këtë situatë në mënyrë, që atyre të mos u mungojnë asnjëherë ato domosdoshmëri jetike, të cilat do t’i mbanin të qetë në shtëpitë e tyre, në familjet e tyre derisa kjo situatë të përmirësohet.

Pyetje: Ndërkohë javën tjetër është fundi i muajit, njerëz që duhet të paguajnë faturat duhet të paguajnë qira, bizneset…

Presidenti Meta: Qeveria ka ndërmarrë disa masa në drejtim të lehtësimit të shumë detyrimeve edhe në raport me bankat, pra edhe në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe përsa u takon shumë detyrimeve që qytetarët kanë pranë institucioneve të ndryshme. Ky është një proces që do të vazhdojë në mënyrë që kostoja e përballimit të kësaj krize të ndahet në një mënyrë sa më të drejtë për të gjithë shoqërinë tonë.

Pyetje: E thënë thjeshtë, sfida është që të rrisim borxhin publik për shëndetin publik. A e shikoni që jemi të përgatitur të shkojmë drejt kësaj gjëje?

Presidenti Meta: Jemi në një situatë ku të gjitha vendet po ndërmarrin disa financime shtesë të paparashikuara dhe ky është një hap i parë. Në rast se do të duhen financime të tjera pa rrezikuar një rritje kritike të borxhit apo një çekuilibrim të treguesve ekonomikë do të ndërmerren masa të tjera në mënyrën më transparente.

Jemi përballë një fatkeqësie dhe cilado që të jetë kosto duhet bërë çdo gjë në këtë drejtim, sepse shëndeti dhe jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Unë besoj se kjo gjë do të bëhet në mënyrën më transparente që çdo qytetar të ndihet, jo vetëm i përfshirë, por edhe i mbrojtur maksimalisht nga shteti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...