Sot do zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të diskutuar për hapat e mëtejshëm për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.
Duke marrë parasysh situatën e pandemisë, e cila imponon distancimin social, mbledhja pritet të zhvillohet online dhe jo në tryezën e zakonshme të Presidencës.
Burimet bëjnë me dije se Presidenti Meta kishte propozuar që mbledhja të zhvillohej në Pallatin e Brigadave ku do të respektohej edhe distanca midis të ftuarve.
Por, pas diskutimeve është vendosur te behet online.
Pjesëmarrjen në këtë mbledhje e konfirmoi sot edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.
Në mbledhje do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër. Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...
Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...