Prapaskenat e vendimit për hapjen e negociatave, Pollo: Kushtet që shton Rama në kurriz të Shqipërisë

E mërkurë, 25 Mars 2020 11:04

Nga Genc Pollo

Edi Rama  na njoftoi për herë të tretë në dy këto vjet  çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

E falenderoj që kësaj radhe na kurseu shampanjën e dekoratat.
Do ta falenderoja përzemërsisht po të kishte thënë edhe të vërtetën e plotë: se ky i sotmi ishte një vendim politik në parim; se negociatat fillojnë pasi të plotësohen jo vetëm 5 kushtet e kahershme të Komisionit Europian, jo vetëm 9 kushtet e Bundestagut të vitit të shkuar  por gjithsej 15 kushte të detajuara që vendosën sot ministrat e shteteve anëtare të BE-së.

Për fqinjën tonë Maqedoninë e Veriut negociata u çelën pa asnjë kusht;

Kushtet për Shqipërinë janë thjesht detyrim për të zgjidhur problemet e krijuara gjatë qeverisë Rama.

Pëmbledhtazi ato janë :

  • Duke filluar nga një reformë zgjedhore që ndalon burgaxhinjtë të marrin ofiqe publike dhe pengon blerjen e votës: që të dyja peshqesh i qeverisjes rilindiste; duke e patur të qartë që ligjet në letër nuk mjaftojnë, ministrat europianë shënuan si kusht edhe proceset penale kundër atyre të kapur me presh në dorë gjatë votëblerjes. Precedenti i parë në historinë e zgjerimit të BE-së dhe meritë unike e kryerilindistit në qeveri.
  • Madje për të qenë krejt të sigurt ministrat e Europës kanë vënë kusht zbatimin e kornizës zgjedhore të reformuar: pra de facto pa zgjedhje të reja nuk ka negociata në tryezë. Ose e thënë ndryshe në tryezën e negociatave do të ulet vetëm qeveria e dalë nga zgjedhjet parlamentare.
  • Më tej kusht është edhe sqarimi nëse votimet lokale njëpartiake të qershorit të kaluar ishte apo jo kushtetues. Edhe për Europën kjo është një çështje e hapur. Këtë mund t’a bëjë vetëm një Gjykatë Kushtetuese legjitime dhe e pavarur.
  • Duke vazhduar tek kthimi i normalitetit në gjyqësor përmes restaururimit  sipas Komisionit të Venecias (dhe vetëm sipas tij! ) të Gjykatës  Kushtetuese dhe asaj  të Lartë.  Nuk do të degradonim kaq keq sikur Rama të mos të kishte abuzuar me reformën në drejtësi për kapjen politiko-personale të gjyqësorit.
  • Duke ndalur larjen e parave, të cilat në këto vite të superbereqetit të drogës po vërshojnë kudo duke e venë Shqipërinë në listën e zezë të Europës e të Amerikës.
  • Duke ndalur emigrimin masiv e të paligjshëm, i cili nuk filloi në 2010 kur u hoqën Vizat shengen por në 2014, vitin e dytë rilindist dhe nuk po pushon duke shpopulluar rrezikshëm Atdheun; e tregon fakti që në krizë virusi nuk gjejme mjekë e infermierë.
  • Duke dënuar të gjithë zyrtarë të lartë të drogës e PPP-ve të cilët nga kryerilindisti herë mbrohen me imunitet e presion gjyqësorit, herë duke i qarkulluar në postet të tjera në stilin e Partisë së Punës.
  • Duke normalizuar regjistrimin e pronave pasi ligji i fundit alarmoi shqiptarë e europianë si vegël grabitje në favor të oligarkëve.
  • Dhe së fundi, qershia mbi tortë duke anuluar ligjet antifjalë që i vulosi për sherr të Shqipërisë në dhjetor por edhe duke miratuar ligje europiane për mediat që ka refuzuar t’i votojë këto gjashtë vjet.

Edi Rama  foli gjatë si zakonisht por nuk harxhoi një gjysme llafi për këto kushte.

Kaq shumë kushte krejt të reja e që nuk kanë lidhje me prioritet rutinë të proçesit të zgjerimit europian, dalin e teprojnë për të nxjerrë në pah hapat serioze mbrapa të ketyre viteve. Dalin e teprojnë për të qesëndisur atë që performoi sot ne Facebook me  trumfalizëm qesharak.

Por ato mjaftojnë që të na mobilizojnë ne të tjerëve  që të bëjmë çmos për plotësimin e tyre; për të kthyer  normalitetin kushtetues në vend e për të kaluar një tjetër  qafë mali në udhëtimin europian tonin.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Mars 2020 11:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...