Këshilli i Sigurisë/ Meta: U diskutua edhe riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit

E mërkurë, 25 Mars 2020 17:54

Presidenti Meta ka dhënë nëpërmjet një komunikimi në facebook detaje mbi atë çfarë u diskutua ditën e sotme në Këllillin e Sigurisë Kombëtare, duke falenderuar për frymën bashkëpunuese edhe pjesëmarrësit.
Meta shkruan se ndër të tjera u diskutua edhe ritatdhesimi i shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufirit....
Të dashur qytetarë,
Nëpërmjet një video-konference zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat që janë marrë dhe do merren nga Qeveria për përballimin e situatës së vështirë të krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të saj. Një nga temat kryesore të diskutimeve ishin edhe masat e mundshme për rikthimin e shtetasve shqiptarë, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë vendit.
Mbledhja, që u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë pandemi globale në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.
Për këtë arsye dua të falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, Kryeministrin z.Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha për unitetin që dëshmuan.
Në këtë frymë gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë situatë tejet të vështirë.
Çdo vendim, qëndrim dhe sjellje e secilit prej nesh duhet të udhëhiqet vetëm nga interesi më i mirë kombëtar, publik dhe qytetar. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...