Në një intervistë ekskluzive për ‘Ilva Now’, Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli lidhur me atë çfarë u diskutua në Këshillin e Sigurisë Kombëtare sa i përket situatës së krijuar në vend nga COVID-19.
Kreu i shtetit u shpreh besimplotë se kjo situatë e pazakontë është tërësisht e menaxhushme nëse secili do të bëjë detyrën e tij, për të ruajtur shëndetin e tij, të familjarëve dhe fqinjëve.
“Kjo mbledhje synonte realizimin e një vlerësimi për situatën dhe për përmirësimin e mekanizmit reagues, me qëllim minimizimin e pasojave për qytetarët dhe të gjitha efektet në ekonominë kombëtare, familjare dhe të drejtat e çdo qytetari. Kjo ishte arsyeja pse ishte i ftuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha për të shfaqur edhe ai pikpamjet e tij dhe të opozitës për të dhënë sugjerimet dhe për të bashkërenduar punën”, tha kreu i shtetit...