Manjani thirrje qeverisë: Shteti të gjejë një zgjidhje që të izolojë të infektuarit me COVID-19, ndëkohë që pjesa tjetër të shkojë në punë

E Enjte, 26 Mars 2020 09:15

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani sugjeron që shteti të gjejë një zgjidhje që të izolojë të infektuarit me COVID-19, ndëkohë që pjesa tjetër të shkojë në punë.

Përmes një statusi në “Facebook” Manjani thekson se termi ‘quarantinë’ është për të infektuarit.

“Ndërkohë, kjo shumicë njerëzish duhet të punojë që të jetojë e të sigurojë veten dhe të ardhmen. Duhet të punojë, pa dyshim duke larë duart me shpesh dhe duke mos i dhënë dorën njëri-tjetrit.”, shkruan Manjani.

MESAZHI I MANJANIT
Logjika që për një plesht të digjet gjithë jorgani nuk ka më kuptim. Ose me saktë nuk mban gjatë.

Shteti duhet të gjejë mënyrën që të izolojë të infektuarit dhe të lejojë të tjerët të shkojnë në punë.

Në fakt termi Quarantinë është shpikur për ata që e janë të infektuar, jo për ata që potencialisht rrezikohen të infektohen. Këta të fundit udhëzohen të ruhen, por jo të izolohen njësoj si rë semurët!!!

Sido që të shihen shifrat e infeksionit, në çdo rast ata që i shpëtojnë virusit janë shumica dërrmuese e popullsisë. Gjithandej kështu është.

Ata që e kalojnë këtë virus me një paracetomol në shtëpi pa e ndjerë fare janë edhe më shumë se shumica.

Fatalitetet janë pak më të mëdha sesa vdekjet nga virozat e stinës, por jo arsye e fortë për të ekstremizuar e terrorizuar njerzimin.

Ndërkohë, kjo shumicë njerëzish duhet të punojë që të jetojë e të sigurojë veten dhe të ardhmen. Duhet të punojë, pa dyshim duke larë duart me shpesh dhe duke mos i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Njerëzit duhet të punojnë edhe për të ndihmuar ata që janë të pamundur. Fjala vjen që të sigurohet që pensionistët të rrinë në shtëpi e të marrin pensionin, do të duhet të paguajmë ne të tjerët sigurimet. Por që ta bëjmë këtë duhet të punojmë. Pa tjetër duke larë duart më shpesh.

Prandaj shteti duhet të ndihmojë nxjerrjen e njerëzve në punë dhe jo të lëshojë ushtrinë për të mbyllur njerëzit shëndosh si kokrra e mollës në shtëpi!!!

Po ata që shërohen, pse nuk lejohet të dalin?! A u shëruan?!

Një blind ushtrie nuk vlen sa një tampon që duhet për të testuar.

Testimi i menjëhershëm e njerëzve është zgjidhja e të gjitha problemeve!!!

Izolimi total i jetës deri në pritje të largimit të pandemisë, nuk është zgjidhje. Njerzit duan të jetojnë dhe ju duhet të lëvizin të punojnë jo të invalidohen e të jetojnë me lëmoshë!!!

Le që ska asnjë sistem lëmoshe që funksionojë kur gjith populli invalidohet!!!

Duhet ndarë kush është sëmurë të trajtohet si i sëmurë në spitale dhe qendra sanitimi.

Të tjerët të lejohen të shkojnë në punë.

Ky është funksioni i shtetit!

Login to post comments