'Qeveria e pranoi edhe një propozim të PD: sjelljen e shqiptarëve në atdhe me Air Albania'

Premte, 27 Mars 2020 14:16

Genc Pollo, politikani i PD, e vlerësoi sot faktin që Qeveria shqiptare më në fund kishte pranuar edhe një propozim të Partisë Demokratike: të sillte në atdhe, shqiptarët e mbetur nëpër botë, me avionët e Air Albania.
Pollo theksoi faktin “më mirë vonë se kurrë”, që shqiptarët të mos ndihen të diskriminuar nga shteti i tyre.
Pollo shkroi në Fb: “9 ditë më parë, në emër të Partisë Demokratike, kërkova që qeveria të përdorë avionët e Air Albania per të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në Europë. Qeveria e ka pranuar më në fund edhe këtë propozim tonin. Më mirë vonë se kurrë. Të paktën, nuk do të jenë më të diskriminuar dhe të harruar nga shteti i tyre.”

 

 

Login to post comments