Ambasada amerikane në Tiranë njofton shtetasit e saj që jetojnë në vend se me mbylljen e fluturimeve për shkak të krizës nga koronavirusi, po punohet për t’ju gjetur mundësi të tjera udhëtimi qytetarëve amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan:
“Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”.