VV e prerë: Thaçi të caktojë datën e zgjedhjeve, jo të kërkojë emra për kryeministër të ri

Saturday, 28 Mars 2020 13:11

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer përgjigje,  Presidentit Hashim Thaçi,  se tashmë duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve, jo të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga Zyra për Shtyp e Vetëvendosjes thanë për mediat se sapo të përfundojë pandemia e Covid-19, Kosova duhet të hyjë në afatin kushtetues dhe të shpallë zgjedhjet e reja.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur pasi Thaçi tha dje se synon të caktojë qeveri të re pa shpallur zgjedhje të reja dhe pa shpërndarë Kuvendin. Ndaj që të hënën do të thërrasë liderët e partive që tí propozjnë emrin e kryeministrit të ri të vendit.

Por, VV tha se “tani për tani,të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjeherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thaçi nuk ka çka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj çështja urgjente e Covid19”.

Login to post comments