Edhe pse në një situate tejet të vështirë, ku askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, ka prej atyre politikanëve që vazhdojnë si përherë propagandën e tyre.
Një prej tyre është edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili di si ti shfrytëzojë situata të tilla. Sigurisht pa bërë asgjë konkrete.
Në shfaqjen e tij më të fundit, Veliaj ose siç e përkëdhelim ne "Lali Eri" u pa në një prej fshatrave të kryeqytetit duke shpërndarë ndihma për pensionistët dhe njerëzit në nevojë.
Dhe për të plotësuar show-n e tij, Veliaj kishte zgjedhur të çonte në fshat pikërisht atë çfarë qyteti merr prej tij, qumështin.
Por kjo nuk mund ti shpëtonte mjeshtrit të memeve, Genc Sejko, që lëshon perlën e rradhës në Facebook.
“Unike! Vetëm Erioni i Bashkisë e ka aftësinë që të marrë qumësht nga qyteti dhe ta çojë në fshat. Javës tjetër do iu sjellë qepë të njoma”, shkruan mbi meme Genc Sejko.