“Me urgjencë duhet të bëhet testimi masiv” – Basha denoncon tenderin 114 mln lekë: Është hapur për mobilimin e zyrave të spitalit të Traumës

Tuesday, 31 Mars 2020 12:42

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria që paketa e ndihmës sociale dhe ekonomike duhet së paku të trefishohet, që të arrijë në nivelin e qeverisë së Kosovës. Ai denoncoi një fakt sa qesharak dhe të tmerrshëm abuzimesh me fondet nga ana e qeverisë shqiptare, në një kohë kur vëmendja duhet të jetë tek mbështetja e qytetarëve.
“Kjo që po kërkojmë është e arsyeshme dhe e zbatueshme dhe prioritet i qartë është të anulohet çdo shpenzim tjetër. Mbrëmë, kemi parë diçka sa qesharake, aq dhe të tmerrshme. Një nga mediat online ka publikuar një tender të 9 marsit – të hapur më 6 mars të hënën dhe të mbyllur më 9 mars të premten – për blerje qeleshesh!!!
Qeleshesh!!!
Janë blerë qeleshe me një vlerë prej afro 2 milionë lekësh të vjetra!!!
Tregon mentalitetin, tregon gjendjen mendore totalisht të gabuar në këtë situatë. Do të thoni ju po çfarë janë dy milionë lekë?! Po janë të mjaftueshme, që të mos kemi si ajo nëna që dëgjuam në Vlorë që tha mbrëmë, kam pirë ujë me sheqer!

Modifikuar më Tuesday, 31 Mars 2020 12:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...