“Duhet paketë realiste, të paktën si Kosova”, Basha: Likuiditet për gjithë biznesin, ndryshe shkojmë në kolaps ekonomik

Tuesday, 31 Mars 2020 12:57

Kryedemokratii Lulzim Basha ka theksuar sot se në situatën që po kalon vendi, shtresat në nevojë, por jo vetëm, edhe biznesi i vogël e i madh, duhet të marrin ndihmë dhe jo fjalë.
“Si mundet që Shqipëria ti dalë para pasojave të koronavirusit e të mos i shkojë pas. Jo tjetër flasim e tjetër bëjmë, asnjë qindarkë nuk është shpërndarë te njerëzit në nevojë, njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, për para. Ku ti gjej paratë? Anulo 120 mln euro kontrata koncesionare, sot e ke krejt të mundur ti anulosh me ligjin për fatkeqësinë natyrore. Rialoko 140 mln euro nga invesimet publike dhe shpenzimet e luksit që nuk janë domosdoshmeri në kohë krize, kjo do të mjaftonte për të administruar 3 muaj, por buxheti ka edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën” tha Basha.
Pyetur nga media, nëse vendi ynë duhet të ndjekë shembullin e Amerikës në kuadër të paketës së emergjencës u përgjigj: Mos të shohim Amerikën, të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë, nga opozita ka vetëm bashkëpunim, se të propozosh zgjidhje dhe të nxitësh për zgjidhjen e tyre është bashkëpunimi dhe detyrimi ynë për interesin e qytetarëve,
Basha theksoi se duhet të vihen fonde në dispozicion dhe të jepet mundësia e aolikimit për përfitim për gjithë bizneset e mbyllura.
“Pagesa e papunës, 2600 persona, por ata që janë në kushte e papunësisë dhe nuk përfitojnë pagesë është shumë herë më i madh, cfarë do të ndodhë me ata, erdhi fundi i muajit, si do i mbajnë familjet.
Ndihma sociale, është për tu përshëndetur dyfishimi i shumës, por numri i atyre që janë larguar nga skema e ndihmës, është shumë i madh, jetojnë në kushte mjerueshme, duhet që të kenë siguri për ushqimin dhe të kenë mudnësi të pagujnë qira, drita uji.
Personat që kanë mbyllur biznest, edhe pse nuk janë në listën e atyre që duhet të mbylleshin, nuk kanë xhiro, ata nuk përfitojnë”- theksoi ai.
Sipas Bashes, paketa duhet të trefishohet. “Një media ka bërë publike sesi është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisjes. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot”,tha Basha.

Modifikuar më Tuesday, 31 Mars 2020 13:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...