“Siguria juaj mbetet shqetësimi ynë”, ambasadorja e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri: Kush do të ikë, nesër është avioni i fundit!

Tuesday, 31 Mars 2020 13:47

Kur thuajse të gjithë vendet e botës po luftojnë me pandeminë e koronavirusit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim vjen me një mesazh të rëndësishëm për qytetarët e saj, të cilët ndodhen në Shqipëri.
Përmes një videomesazhi ajo i bën thirrje qytetarëve amerikanë që duan të kthehen në SHBA, që nesër do të jetë avioni i fundit, ndërsa i fton ata që të kontaktojnë pranë ambasadës.
“Jam ambasadorja Yuri Kim dhe kam një tjetër mesazh për qytetarët amerikanë në Shqipëri. Javën e kaluar ju thash se kishte vetëm një fluturim komercial në dispozicion. Sot, unë dua t’ju informoj se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana. Ka pasur udhëtime me avionë charter dhe i fundit prej tyre, do të niset nesër, në 1 prill. Nëse dëshironi të jeni në atë avion, nëse nuk jeni përgatitur që të qëndroni në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju lutem na kontaktoni menjëherë, në mënyrë që t’ju ndihmojmë. Shërbimi për qytetarët amerikanë është këtu për juve, që të sigurohet se ju jeni të sigurtë, të informuar dhe të shëndetshëm, dhe që në rast se dëshironi të ktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa më shpejt të jetë e mundur. Siguria juaj mbetet shqetësimi ynë kryesor. Prandaj, nëse mund t’ju ndihmojmë, ju lutemi që të na kontaktoni menjëherë, që ne të mund t’ju ndihmojmë sa jemi ende në kohë dhe kemi ende një mundësi. Faleminderit dhe qëndroni të mbrojtur!”, tha ambasadorja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...