La Repubblica: Mjekët shqiptarë nuk mund të punojnë në Itali

Tuesday, 31 Mars 2020 16:08

Pas stuhisë del dielli, por pas propagandës së qeverisë ka gjithmonë skandale.

Vazhdon të bëjë bujë dërgimi nga Shqipëria drejt Italisë i një grupi prej 30 mjekësh dhe infermierësh, të cilët do të ndihmojnë kolegët italianë në përballimin e situatës

Ata kanë mbërritur tashmë në Brescia, një ndër zonat më të nxehta të pandemisë, por ata nuk janë ende në gjendje të fillojnë punë menjëherë.

Pse?

Grupi i dërguar nga Tirana ka shkuar në Itali pa asnjë dokument që tregon arsimimin dhe specialitetin e tyre, ndaj Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj do ti fusë në një provim për të kuptuar se ku mund të punojnë, përcjell Syri.net

"Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv. Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se në çfarë sektori do drejtohen", shprehet për "La Repubblica", menaxheri i përgjithshëm i spitalit civil në Brescia, Gianmarco Trivelli.

"Shqiptarët mezi presin të hyjnë në punë menjëherë dhe tashmë kanë vizituar Spitalet Civile dhe shprehen të gatshëm për të ndihmuar. Ata janë vendosur në një hotel afër spitalit dhe tregojnë se “kjo përvojë do të na shërbejë sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri do të kemi përvojën e nevojshme. Kjo është shtëpia jonë, ne jemi në Brescia dhe kemi një dëshirë të madhe për të ndihmuar”, shtoi ai.

 

Modifikuar më Tuesday, 31 Mars 2020 16:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...