Analiza në DW/ Rodion Ebbighausen:Kush injoron faktet dhe merret me propagandë…

E mërkurë, 01 Prill 2020 08:45

Përmasat e pandemisë janë pasojë edhe e një politike dyfytyrëshe. Lufta kundër Coronës mund të fitohet vetëm nëse hapen mbi tryezë të gjitha faktet, shkruan Rodion Ebbighausen.

Arma më e rëndësishme në luftë kundër Coronës është e vërteta.

Këtë e tregon rasti i Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë. Që në fillim të pandemisë, kur shanset për reduktimin e saj ishin shumë të mira, krerët e Partisë Komuniste të Kinës i kërcënuan mjekët. Provat u shkatërruan, faktet u mohuan. Rezultati: një epidemi kombëtare që u kthye në pandemi globale.

Kur qeveritë nuk gëzojnë besim

Po kështu edhe në Iran. Regjimi e gënjen prej dekadash popullin e tij. Kur pas një hezitimi të gjatë e kundër rezistencës së disa mullahëve, regjimi filloi të marrë masat kundër virusit Corona, popullsia nuk i mori aq seriozisht ato. Një konfirmim fatal për proverbin. “Kush gënjen njëherë, atij nuk i besohet më edhe kur thotë të vërtetën.” Pasoja: Më shumë se 2.500 raste të vdekurish – zyrtarisht. Por askush nuk i beson kësaj shifre.

Në SHBA, ku qeveria ngre lart “faktet alternative” u mohua fillimisht kërcënimi nga virusi, pastaj ai u minimizua. Kur pasojat e pandemisë u bënë të painjorueshme më, presidentit Donald Trump iu desh të merrte masa. Por nuk le asnjë rast t’i ikë, pa ua bërë të qartë amerikanëve, se ai e vë ekonominë mbi njerëzit. Pasoja: Më shumë raste infektimesh se në çdo vend tjetër të botës.

Virus nuk e çan kokën për politikën. Retorika dhe frazat boshe nuk i bëjnë atij përshtypje. Ato që vlejnë të merren në konsideratë janë vetëm faktet. Ky virus mund të mposhtet vetëm me logjikë shkencore dhe sens mase.

Populistët e djathtë nuk kanë se ç’të ofrojnë

Fakti se politikanët në Europë dhe Gjermani konsultohen vetëm nga ekspertët në këtë krizë dhe vlerësimet e tyre merren në konsideratë në vendimet e politikës, është një shenjë e mirë. Janë lënë pas muajt e vitet e fundit, ku populistët e djathtë, AfD në Gjermani, Viktor Orban në Hungari, Matteo Salvini në Itali-për të përmendur vetëm disa, -e kishin vënë përpara politikën. Gjendja aktuale e bën të qartë: Kur puna bëhet kritike ata nuk kanë se ç’të kontribuojnë.

Rodion Ebbighausen

Pandemia tregon, se politika që injoron faktet e merret me propagandë, paguan për këtë çmim të lartë. Jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Shumë vetë e paguajnë këtë me jetë. Kur virusi të jetë mundur pas disa muajsh, dhe me ndihmën e shkencës kësaj do t’ia dalim, atëherë të shpresojmë që do të mbesë mësimi – se e vetëm e vërteta duhet marrë në konsideratë. Sidomos në politikë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...