Pezullohet shumica dërrmuese e prokurimeve publike

E mërkurë, 01 Prill 2020 16:43

Agjencia e Prokurimit Publik bëri të ditur se të gjitha procedurat e prokurimeve jo të lidhura me emergjencën e shkaktuar nga Pandemia COVID-19 duhet të pezullohen, përfshirë edhe prokurimet aktualisht në proces.

Nga Gjergj Erebara-BIRN

Qeveria shqiptare duket se ka vendosur pezullimin e procedurave të zakonshme të prokurimit për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 ‘deri në një njoftim të dytë.’ 

Lajmi u bë i ditur në një njoftim për shtyp të Agjencisë së Prokurimit Publik të botuar në faqen e saj.

‘Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme,’ bëhet e ditur në njoftim.

‘Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.’

Agjencia e Prokurimit Publik pati njoftuar pezullimin për pesëmbëdhjetë ditë të procedurave të reja të prokurimit më datë 12 Mars ndërsa në datat 16-19 Mars, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë shpallën disa tenderë me vlerë të përgjithshme 94 milionë euro me një buletin të quajtur ‘buletin special’. Të katërta tenderët lidheshin me rindërtimin e objekteve shkollore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe që të gjitha ishin tenderë me procedurë të kufizuar, e cila i jep autoritetit kontraktor të drejtë të zgjedhë se cilat nga kompanitë lejohet të hedhin ofertë.

Në njoftimin e fundit, APP pezullon edhe procedurat në proces. ‘Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë,’ shkruhet në njoftim.

Qeveria shqiptare prokuron çdo vit afërsisht 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose rreth 1 miliardë euro sipas të dhënave të APP të vitit 2017. APP nuk ka publikuar raport për vitet 2018 dhe 2019. Më shumë se gjysma e këtyre prokurimeve lidhen me investimet publike ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime operative. Nuk bëhet e qartë se çfarë synimesh ka qeveria pas këtij vendimi.

Në buxhetin e shtetit të ndryshuar me akt normativ në fillim të krizës së COVID-19, qeveria nuk parashikon rënie të investimeve apo ulje të shpenzimeve operative për këtë vit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...