Nga Sali Berisha/ 2 Prilli, dita e martirëve të pavdekshëm të Votës së Lirë!

E Enjte, 02 Prill 2020 18:40

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, Shkodra dhe Shqipëria, demokratët shqiptarë kudo që janë përulen sot me mirënjohjen më të thellë dhe nderimin më të madh para sakrificës sublime së pavdekshme të martirëve të 2 Prillit 1991; Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, të cilët 29 vite më parë ranë për t'u bërë të pavdekshëm në protestën e tyre për votën e lirë.

29 vite më parë më 2 prill të vitit 1991 diktatori Ramiz Alia dhe klika e bllokmenëve hoxhist kryen një masakër të vërtet në Shkodër, kryeqytetin e antikomunizmit në Shqipëri dhe në Europë, lanë rrugët dhe sheshet e qytetit me gjakun e pafajshëm të bijëve të saj.

Në këtë masakër ranë për t'u bërë të pavdekshëm anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Broci dhe të rinjtë veprimtarë të PD; Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka si dhe u plagosen mbi 87 qytetarë të pafajshëm.
Me këtë akt mizor, diktatura e fundit komuniste në Europë festoi grabitjen e zgjedhjeve të 31 marsit duke hapur me breshëri zjarr ndaj protestuseve paqësor dhe kryen në Shkoder një kasaphanë të vërtetë.

 

Sot, pas 29 viteve në pushtet, jane pasardheësit e bllokmenëve hoxhistë, neobllokmeni Edvin Kristaq Rama që ka vendosur në Shqipëri narkoshtetin e parë në Europë diktaturën e drogës, krimit dhe korrupsionit. Ai është armiku më i egër pas Enver Hoxhës i votës së lirë të shqiptarëve. Kështu që sot beteja për votën e lirë është beteja për të cilën ranë për t'u bërë të pavdekshëm martirët e 2 Prillit, sakrifica e të cilëve na fton të bëjmë gjithçka për përmbysjen e klikës në pushtet dhe rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

 

Nderim përjetë martirëve të 2 prillit! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...