Berisha: Të sëmurët u mbajtën të fshehur, “rasti zero” u shpall me qëllim pas Kongresit të PS

E Enjte, 02 Prill 2020 22:42

Në një lidhje direkte me “Mbrëmje në Abc”, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ndër të tjera për mënyrën sesi po menaxhohet kriza e koronavirusit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza për fshehje të numrit të vërtetë, sipas tij, të viktimave dhe të të infektuarve.
Sa i përket mënyrës së testimit të qytetarëve, Berisha u shpreh:
“…Pse ka një gabim fondamental në parim këtu? Çfarë bën bota? Sot të gjithë ata të cilët manifestojnë shenja të dyshimta për Covid dhe që dalin negativë, në Shqipëri shpallen si jo të sëmurë. Këtyre nuk u bëhet Check up-i nuk testohen sërish. Kurse në botë ata që prezumohet të kenë Covid u bëhen Check up-et dhe u bëhet testi disa herë.”

Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se të sëmurët u mbajtën me qëllim të fshehur dhe “zëdhënësja militante” sipas tij e deklaroi “rastin zero” pasi mbaroi kongresi. Sipas tij “rastet zero” kishin kohë që ndodheshin në vend.
Sipas Berishës, është dhënë urdhër që çdo ditë, të jetë i përcaktuar numri i personave që shpallen të vdekur apo të infektuar.

 
 

” Nuk dyshoj tek shifrat që jep Infektivi, por të vdekurit e tjerë të patestuar mbeten jo Covid…”
Sa i përket mënyrës të diagnostikimit, Berisha u shpreh se në Shqipëri gjithçka është lënë në dorë të 127-ës dhe diagnoza bëhet me telefon. Mjeku i familjes, sipas tij, është përjashtuar pothuajse tërësish.
Ish-kryeministri shtoi:

 

“Maska nuk ka teste nuk ka. Ka ditë që bota ushton, teste teste, maska, maska. Maskat janë bërë sot kryefjala pasi duhet t’i ketë çdo qytetar që del nga porta. Ne maskat dhe testet na mungojnë për personelet mjekësore…..Ky që po menaxhon ka vetem një interes, karriken e tij….Mendoj se karantina u vendos me vonesë. Karantina eshte e domosdoshme, u vendos jo siç pretendohet, u vendos pas kohe, pas Greqisë, pas Italisë dhe pas shumë vendesh të tjera.” /abcnews.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...