Ish-Përfaqesues i RSh Ne NATO, Gjeneral Ahmetaj: Gëzuar 11 vjetorin e anëtarësimit në aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Saturday, 04 Prill 2020 10:41

Të dashur bashkëAtdhetarë 🇦🇱,

4 Prill, 11 vjet më parë Shqiptarët realizuan një ëndërr shekullore: “i`u bashkuan aleancës më të fuqishme ushtarake të njerëzimit por edhe familjes së vlerave perëndimore”.

Sa më shumë vite, aq më madhështore skalitet në memorien e nderimit të kombit, pasi mbetet një histori suksesi, një arritje me peshë gjeopolitike & datë që ndihemi krenarë.

Gjithesesi, do të ishte shumë e padrejtë të mos t’ua njohim meritën protagonistve politikë që udhëhoqën këtë aspiratë kombëtare, duke nënvizuar posaçërisht faktin që, për 20 vjet (1993-2013), kjo arritje u realizuar me konsultim, konsensus dhe mbështetje të gjerë publike!

Kujtesë dhe respekt ndaj një gjenerate ekspertësh elitarë (ushtarkë dhe civilë), që u shkolluam, u rritëm, kontribuam dhe i`a dolëm për të transformuar sistemin: “mentalitetin, konceptin, strukturat, dhe kulturën e planifikimit, bashkëpunimin me aleatët dhe parnerët, etj”.

e6826aa1-78ad-497d-b6b5-bda9a690f306.jpgbasha-768x510.jpg603529c6-e17a-4ac2-bb3f-7219a371a43c.jpg0fe7c7f7-eed6-4370-9d17-e153c8f90174.jpg

 

Sot përulemi ndaj dëshmorit të atdheut Feti VOGLI dhe shprehim mirënjohjen për sakrificat e rreth 8 mijë ushtarakë që kanë kontribuar dhe vijojnë në krah të kolegëve të NATO-s, në shërbim të paqes në Bosnjë, Afganistan, Irak, Gjeorgji, Mali, Estoni, etj.

Në plannin personal, mbetem përjetësisht i privilegjuar & i përulur, që 11 vjet më parë mu besua drejtimi i një ekipi negiociatorësh, që kontribuam, i dhamë frymë dhe shpirt: “realizimit të detyrimeve të anëtarësimit në NATO (2009), përmbushjes së standardeve dhe nënshkrimin e 10-ra marrëveshjeve, duke e lartësuar flamurin kombëtar (2013)”.

Për fat të keq, mbas 2014, sistemi, siguria e qytetarëve dhe standartet e demokracisë kanë bërë hapa “të frikshëm” mbrapa, duke kërcënuar seriozisht “karrigen me meritë” të RSH në tavolinën e NATO-s.

Përballja kombëtare me epideminë (Covid–19), tërmetet; ulja drastike e buxhetit, arroganca staliniste, pa-aftësia dhe papërgjegjshmëria cinike; shpërdorimi prapagandistik i burimeve të mbrojtjes si dhe rrëshqitja në fund fare të listës me 30 vende = ri-konfirmojnë domosdoshmërinë kritike që ka: “trasformimi i sistemit, modernizimi i paisjeve & kapaciteteve; përmirësimi rrënjësor i aftësive operacionale & kulturës së bashkëpunimit mes strukturave shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës, dinjitetit & mirëqenies së qytetarëve; rikthimin e besimit të shqiptarëve në vlerat euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare; përmbushjen e detyrimeve dhe rikthimin e dinjitit të RSH në NATO”.

Edhe një mesazh përmbyllës për politikën: “përkushtimi, përulësia fisnike, sakrificat sublime dhe përgjegjshmëria e spikatur e ushtarakëve, policisë, inteligjencës, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencave civile, etj, meritojnë të trajtohen me dinjitet”.

Në shtesë, data 4 Prill përkon (si bekim) me 71 vjetorin e NATO-s, prandaj i`u përcjellim urime 30 vendeve të Aleancës, përfshi edhe anëtarit më të Ri, Maqedonisë së Veriut.

🇦🇱 Gëzuar 11 vjetorin e anëtarësimit në aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

🙏 Zoti e bekoftë Kombin, NATO& Shqiptarët.

Modifikuar më Saturday, 04 Prill 2020 15:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...