Bilanc i frikshëm në Shkodër/ Ademi: Neglizhencë e qeverisë

Saturday, 04 Prill 2020 11:22

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, reagoi pasi numri i të infektuarve me koronavirus në qytet po shtohet ndjeshëm. Ajo tha se kjo është neglizhencë e qeverisë
Nga Voltana Ademi
Nata e kaluar, fatkeqësisht ka shënuar një tjetër rritje të numrit të të infektuarëve, të konfirmuara nga testimi në Shkodër. Dy persona, të moshës 65 dhe 75 vjeç janë dërguar me urgjencë në Tiranë pas përkeqësimit të gjendjes së tyre shendetësore.
Vazhdojmë të kemi një rritje progresive të rrezikshme për qytetin tonë!
Janë disa nga shenjat e dukshme të neglizhencës së qeverisë në menaxhimin e pandemisë.

-Dy javë më parë, në emër edhe të qytetarëve shkodranë kemi kërkuar shtimin e numrit të testeve si dhe informacion lidhur me:
-Numrin e personave që kanë kryer testet.
-Numrin e personave që kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare në numrin 127.
-Numrin e individëve që orientohen të qëndrojnë në shtëpi me shenja të dyshuara të epidemisë.
-Numrin e personave që janë orientuar sipas protokollit shëndetësor për analiza paraprake pas shqetësimeve që kanë patur, si dtë dyshuar me COVID-19.
Asnjë nga këto kërkesa nuk u morën parasysh, duke mos bërë as minimumin e transparencës me qytetarët në një moment shumë të vështirë për Shkodrën e Shkodranët. Pa folur për mungesën e mbështetjes për individët dhe familjet në nevojë në të gjithë territorin e vendit.

-Këto ditë, lutja ime është për të gjithë është e njëjtë: Të ndihmojmë secili veten me sjelljen tonë të kujdeshme! Distancimi e qëndrimi në shtëpi pakëson rriskun për pasojat për familjet tona, fëmijët e prindërit, për nënat e baballarët, gjyshërit, për të afërmit, për shoqërinë tonë, për jetën e qytetit tonë.
Bashkia Shkodër, do të vazhdojë mbështetjen ushqimore dhe materialet higjienike çdo ditë për individët dhe familjet më në nevojë në territor.
Përballja është e vështirë, por jo e pa mundur! Shëndeti është mbi gjithçka!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...