Subashi iu 'poston' ligjin tre fëmijëve që vuajnë nga uria/ Berisha: Të pashpirt!

Saturday, 04 Prill 2020 14:51

Tre fëmijë të mitur me prindërit e tyre të papunë në Fier po vuajnë nga uria. Tre të miturit, që mbajnë sytë nga dera ditë natë për ndonjë qese me ushqim, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi nuk i ka zhgënjyer: ai i ka dërguar babait të tyre, ligjin. Ligjin me mesazh që ta lexojë dhe të heshtë njëhërë e mirë.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin –dëshmi, dërguar nga Fieri me një reagim të ashpër përmbledhur vetëm në një fjalë: Të pashpirt!
“Të pashpirt! Lexoni përgjigjen cinike të narkokryetarit monist për çiftin e papunë, pa asistencë, me tre fëmijë të mitur dhe të uritur në karantinë!” ka shkruar ish-Kryeministri.
I nderuar z. Berisha
Uroj të jesh mirë familjarisht. Unë dua të tregoj përgjigjen që i jep një familjeje, Armando Subashi në Fier.
Familja s’ka asistencë, s’ka punë as burri, as gruaja. Kanë tre fëmijë të mitur, nuk kanë asgjë për të ngrënë dhe janë të karantinuar si çdo qytetar shqiptar nga pandemia.
Shiko si tallen me popullin fukara këta faqezinj:
"Përcaktimi i masës së produkteve, ushqimore dhe joushqimore, minimale, dhe i llojit të ndihmës kryhen me vendim të Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës.
Në vendimin e qeverisë përcaktohen edhe kategoritë që përfitojnë për dërgimin e pagesave mujore, por edhe produkteve, ushqimore e joushqimore, minimale dhe barnave të rimbursueshme.
Kategoritë e familjeve që përfitojnë shporta ushqimore falas:
a. Familjet/individët në nevojë, të cilët janë të pastrehë,
b. Familjet/individët që kanë humbur banesën për shkak të tërmetit,
c. Familjet/individët në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike të cilët nuk kanë asnjë të ardhur tjetër përveç ndihmës ekonomike apo të cilët kanë mbi 5 anëtarë, 3 nga të cilët nën 18 vjeç,
d. Familjarë/individë në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike nga bashkitë, do të përfitojnë dërgimin e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore falas në shtëpi.
Kategotiritë e familjeve qe perfitojne sherbime:
a. Personat me aftësi të kufizuar dhe pensionistët, të cilët nuk kanë familjare në moshë aktive pune pranë njësisë administrative ku banojnë, do të përfitojnë asistencë sociale (shërbim në banesë të produkteve ushqimore dhe joushqimore) me pagesë të vetë individit.
b. Përfituesitendihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, mbi moshën aktive të punës, të cilët nuk kanë familjare në moshë aktive punepranë njësisë ku banojnë,si dhe pensionistët,do të marrin pagesën mujore që përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale dhe sigurimeve shoqërore në banesë, nga posta shqiptare në bazë të listave të konfirmuara, sipas përcaktimeve të vendimit nr.236, datë 19.3.2020.
Për evidentimin e përfituesve sipas kësaj pike Posta Shqiptare bashkëpunon me komisionet e mbrojtjes civile në qark, në bashki, SHSSH, si dhe me ISSH.
Në rast mungese mjetesh transporti, Posta Shqiptare i adreson kërkesë Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, i cili merr masat për përdorimin e mjeteve të FA për realizimin e kësaj detyre.
ç. Përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar mbi moshën aktive të punës, si dhe pensionistët, të cilët nuk kanë familjare në moshë aktive pune, pranë njësisë ku banojnë, do të përfitojnë dërgimin e barnave të rimbursueshme dhe/ose me kërkesë, në shtëpi nga ekipet në terren duke bashkëpunuar me mjekun e familjes."

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...