Ekspertët thonë se Greqia është optimiste sa i përket evolucionit të koronavirusit, por theksojnë gjithashtu se se: “nuk duhet të jemi të vetëkënaqur, sepse atëherë virusi do të na shkatërrojë”.
Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 68 persona, nëntë prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 1.673, nga të cilët 54.4% janë burra, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në intubacioni është 92 (76.9% burra).
Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras thotë se: “Përhapja e virusit është aq e madhe sa asnjë sistem shëndetësor në botë nuk mund ta durojë atë”, shkruajnë mediat greke.
Prefekturat që nuk kanë asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit
Prefekturat në të cilat nuk ka ndonjë rast të konfirmuar zyrtarisht, sipas të dhënave zyrtare të EODY, deri pasditen e së premtes, 3 Prill, janë 5 në numër.
Ato janë:
-Grevena
-Karditsa
-Evrytania
-Aitoloakarnania
-Fokida