Presidenti Meta uron profesor Ismet Elezin në 100-vjetorin e lindjes

Diel, 05 Prill 2020 16:58
Një urim të përzemërt në 100-vjetorin e lindjes për Profesor Ismet Elezin: Gëzuar shekullin e dytë të jetës tuaj me shëndet të mirë! https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/te3/1/16/1f490.png");">💐
Në këtë jubile të artë për Ju, ne nderojmë me respekt rolin dhe kontributet e vyera akademike në fushën e jurisprudencës shqiptare, si pedagog dhe drejtues i katedrës së të drejtës penale në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, që ju bëjnë një emër të nderuar dhe modelin e intelektualit të përkushtuar.
Si përfaqësues i një brezi idealistësh, e gjithë jeta Juaj, prej luftës partizane për çlirimin e Shqipërisë e deri në katedrat e universitetit, është historia e gjallë e një shqiptari të mirë që zgjodhi t’i shërbejë në çdo moment Atdheut, fisnikërisht e pa bujë, me dinjitet dhe integritet për t'u respektuar!
JETË TË GJATË PROFESOR ELEZI!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Login to post comments