Arben Ahmetaj është "specialist i zoti" ne fushen e finances dhe shfaqet sa herë Shqipëria ka fatkeqsi. Ra tërmeti dhe kryeministri e mori ministër për Rindërtimin. U shfaq koronavirusi dhe prapë kryeministri e caktoi me VKM si minister financiar dhe shpërndarës i parave të buxhetit të shtetit.
Paketa e lehtësimit ekonomik në Shqipëri, e propozuar nga Arben Ahmetaj, ngre dyshime të forta për zbatimin e saj. Me sakte duket qarte qe do te sjelle falimentimin e sigurt te bizneseve kryesisht te vogla, te cilat jane oksigjenca, shtylla e forte e ekonomise.
-Ne vendet e tjera te Europes bizneset po marrin subvencionim nga shteti, ndersa ne Shqiperi biznesi shqiptar detyrohet t'u drejtohet bankave per te paguar qerane dhe punonjesit.
-Në Shqipëri, shumë biznese mund të bllokohen nga ky proces i kreditimit nëpërmjet bankave, pasi ato nuk kanë xhiro dhe nuk paguajnë dot dhe nga ana tjetër kanë shumë borxhe të mbartura. Pra, kjo i çon ato drejt falimentimit dhe pasojat janë një thellim i krizës shqiptare.
-Kreditimi do te jete selektiv nga specialisti Ahmetaj , jo te gjitha bizneset do te arrijne te marin kredi pasi buxheti i vendosur eshte vetem 100 milion euro.
-Përmes kontrollit mbi bankat falimenton kë të dojë për ta mbyllur në dobi të një konkurrenti, ose për ta blerë lirë. Kjo eshte skeme e rrezikshme per shume kompani shqiptare.
Pra kuptohet mjaft qare se cfare fshihet pas skemës “Ahmetaj”, Nje skeme e vendosur ne sherbim te Oligarkeve. Skeme qe nuk ka qëllim të ndihmojë kompanitë që bëjnë biznes, por të seleksionojë tregun në favor të spekullantëve.
Po parate e derguara nga Europa per rimekembjen e biznesit ku jane ? 35 milion euro dhuroi BE-ja , miliona euro dhuroi ShBA-ja disa dite me pare. Nuk dihet fati i ketyre parave.
E dime qe nuk jemi vend I pasur por mjafton te marrim shembull Kosoven e cila për këtë krizë ka vendosur të paguajë 50% të qirasë për bizneset e vogla dhe të mesme për prillin e majin, ndërsa tabloja e shtetit amë është pezullim i dhënies së qirave, duke e shtrirë detyrimin e pagesës në kohë.