Ja propaganda e Ramës në Thumanë/ Salianji: Asgjë nuk ka ndryshuar

E Enjte, 09 Prill 2020 14:13

Kryeministri Edi Rama ishte një ditë më parë në Thumanë, ku tha se do punohet me tre dhe katër turne për rindërtimin. Por gjithçka ishte vetëm shfaqje.

Ish-deputeti Ervin Salianji publikoi pamjet nga Thumana sot dhe bëri krahasimin.

“Kamera, show, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama.

Dje bën propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës, të cilët që pas tërmetit shkatërrimtar kanë mbetur pa shtëpi, ditën tjetër asgjë nuk ndryshon.

Asnjë tullë nuk vihet për muret e shtëpive të pabanueshme, asnjë tjegull për t’u siguruar një çati mbi kokë. Ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve!

Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje reale jo për të luajtur role të denja për teatër në kurriz të fatkeqësive të familjeve shqiptare!” shkruan Salianji.

 
 
Login to post comments