SHBA ofron fondin shtesë në luftën ndaj koronavirusit, ja çfarë thotë sekretari i Shtetit, Pompeo

E Enjte, 09 Prill 2020 14:35

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane deleguar nje tjeter fond shtese në kuadër të ndihmes humanitare ne lufte ndaj koronavirusit ne bote. 

Lajmin e ka ndare me nje postim ne Facebook, ambasada amerikane ne Tirane, duke iu referuar deklarates se Sekretarit te Shtetit Mike Pompeo.

 

“Ne vijojmë në rrugën e udhëheqjes, me 225 milionë dollarë shtesë në ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike, për të shtuar përpjekjet reaguese në mbarë botën”, ka thene ai.

Mesazhi i postuar ne FB nga Ambasada Amerikane ne Tirane

“Falë bujarisë së pashëmbullt të popullit amerikan dhe përpjekjeve të qeverisë amerikane, Shtetet e Bashkuara vijojnë të jenë të krye të përgjigjes në fushat e shëndetit publik dhe ndihmës humanitare ndaj COVID-19 në botë. Ne vijojmë në rrugën e udhëheqjes, me 225 milionë dollarë shtesë në ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike, për të shtuar përpjekjet reaguese në mbarë botën”. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

pompeo

Login to post comments