Ambasadorja amerikane Kim komunikim online me kryetarët e bashkive: Të mposhtim Covid-19 me bashkim e disiplinë

Premte, 10 Prill 2020 13:55

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, me anë të një lajmërimi për mediat bën me dije se ka zhvilluar komunikime online me disa kryetarë të rëndësishëm të bashkive në vend dhe po ashtu edhe me prefektin e Durrësit.

Kim thotë se ka biseduar online me kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korcës dhe të Fierit.

Ajo falënderon krerët e bashkive për faktin se mbrojnë qytetarët, duke iu thënë se duhet të respektojnë rregullat e karantinës, kurse thotë se duhet të jemi bashkë në këto kohë për të mposhtur Covid-19.

 
  • foto galeri

Postimi i ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim:

🇦🇱 | “Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korcës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit.

Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurtë dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19”. Ambasadorja Yuri Kim.

Login to post comments