Vazhdojnë kundërshtitë ndaj paketa ndihmëse të qeverisë ndaj biznesit në vend, të cilat sipas shumë ekspertëve, nuk ndihmojnë për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga Koronavirusi.
Por gazetari dhe analisti Andi Bejtja, përmes një gjeagjëze të vetme rrëzon të gjithë propagandën qeveritare.
“Gjeagjeza nga Paketa Ekonomike e Qeverisë! Kam dy shokë kamarierë, me rrogë të njëjtë; të dy pa punë nga nga Corona: të dyve i është thënë e njëjta fjalë nga pronarët respektivë “nuk kam mundësi”! Njëri do marrë 26 mijë lekë nga Paketa se është biznes i vogël, punonte te klubi lagjes, tjetri nuk merr se punonte në një bar në qendër që konsiderohej biznes i madh….Pyetje: nga ndryshon kamarieri parë nga kamarieri i dytë?”, shkruan Bejtja.