Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, ka uruar sot shiptarët për festën e Pashkës, por nga nxitimi ka thënë se nesër do festohen Krishtlindjet.
Gjatë një interviste në Fax News, deputetja ka shfrytëzuar sekondat e fundit, ku ka uruar të gjthë qytetarët.
“Me qenë se sot është nata e Krishtindjeve, dua të uroj të gjithë komunitetin katolik, gëzuar Krishtlindjet qofshin të bekuara dhe kalofshin mirë me sa më pak pasoja të kalojë kjo pandemi me sa më pak pasoja në të gjithë botën”, ishte ky urimi i ligjvënëses.
Duket që nuk ka qenë thjesht një lapsus, pasi Pashka është ngatërruar dy herë me Krishtlindjen në pak sekonda nga deputetja.
Kjo nuk është hera e parë që socialistët ngatërrojnë Pashkët me Krishtlindjen.
Në vitin 2015 ishte ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro që bëri të njëjtën gafë.