Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar përmes një postimi në facebook, të gjithë besimtarë të në vigjilje të kremtimit të Pashkëve.
“Pas javëve të kreshmës, të kaluara në një situatë të vështirë si kjo që po përballemi të gjithë bashkë në kushtet e pandemisë, kjo ditë e bekuar na fton të shikojmë përpara duke hapur zemrën ndaj të mirës, të forcojmë besimin te Zoti dhe dashurinë për njëri-tjetrin, për vendin, kombin. Kështu, e nesërmja jonë do të jetë me siguri e lumtur.” Shkruan Kryemadhi.
Postimi i plotë:
Në vigjilje të kremtimit të Pashkëve, ringjallja e Krishtit sjell pranë familjeve tona shpresën e gëzimit të jetës përtej vështirësive.
Pas javëve të kreshmës, të kaluara në një situatë të vështirë si kjo që po përballemi të gjithë bashkë në kushtet e pandemisë, kjo ditë e bekuar na fton të shikojmë përpara duke hapur zemrën ndaj të mirës, të forcojmë besimin te Zoti dhe dashurinë për njëri-tjetrin, për vendin, kombin. Kështu, e nesërmja jonë do të jetë me siguri e lumtur.
Pashkë të bekuara, me shpresën se paqja dhe harmonia do të mbizotërojnë gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! 🙏