Të fundit edhe në testimet për COVID-19/ Shqipëria përkrah Etiopisë dhe Xhibutit

Diel, 12 Prill 2020 22:34

Rënditemi ndër vendet e para vetëm kur bëhet fjalë për nivelin e korrupsionit. Por kur vjen puna te liria e medias, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të bërit biznes rënditemi mes vendeve të fundit. Madje edhe sa i përket testimeve për Koronavirusin, Shqipëria rënditet mes fundit.

Ky është një fakt që e tregon qartazi faqja e specializuar "Worldmeters", ku vendi ynë rënditet pranë shteteve që edhe në hartë është vështirë ti gjesh: Nigeri, Xhibuti apo Nepal.

Siç shihet në tabelën e mëposhtme, vendi ynë deri tani ka kryer vetëm 3877 teste, ndërkohë që shtetet fqinje rënditen para nesh, përjashtuar Malin e Zi me rreth 600 mijë banorë që ka më pak teste se Shqipëria.

 

Image

 

Bosnje Hercegovina numëron 10,975 teste; Maqedonia e Veriut 8057, për më të mos folur më pas për shtete si Greqia me 42,261 teste apo Serbia me mbi 18 mijë testime.

Nuk dihet nëse kjo është një strategji e qeverisë për të fshehur shifrat e vërteta të pandemisë, të cilat do të fusnin në kolaps një sistem shëndetësor të falimentuar tashmë nga shifrat e frikshme të koncesioneve, por faktet tregojnë se edhe në luftën kundër Koronavirusit rënditemi të fundit.

Në këtë rast njhë falenderim i madh i duhet dhënë qytetarëve shqiptarë, që në një mnënyrë shumë të kulturuar dhe qytetare kanë respektuar masat e nevojshme. Se po të linim shëndetin në duart e qeverisë, fundi dihej...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...