Bashkia e Shkodrës ka vendosur të marrë masa shtesë për parandalimin e koronavirusit.
Pas kthimit të qytetit verior në vatrën më të rrezikshme të përhapjes së COVID-19, kryebashkiakja Voltana Ademi ka urdhëruar kufizimin e lëvizjeve dhe të tregtisë.
VENDIMI I PLOTE:
“PËR MARRJEN E MASAVE SHTESË PËR KUFIZIMIN, MONITORIMIN DHE KONTROLLIN E LËVIZJEVE TË AUTORIZUARA TË TË GJITHË QYTETARËVE NË QYTETIN E SHKODRËS”
Njoftohen të gjithë banorët:
1. Marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:
A. Në tregun pranë Merkatës së Rusit.
Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregëtojnë sipas radhës më poshtë:
1. Një ditë tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër tek.
2. U kërkohet të gjithë tregëtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
B. Në tregun Zdrale
1. Ndalohet tregëtimi dhe hapja e tregut për një peiudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. ëkrkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.
C. Të gjithë subjekteve tregëtare në Shkodër u kërkohet:
• Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambjentet e tregëtimit.
• Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.
• Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klentët.
• Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
D. Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.
E. Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vejake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjëes së autorizuar për kryerjene shërbimeve për familjen.
F. Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.
G. Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat adminstrative përkatëse.
H. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë!