“Qeveria vazhdon me frazën ‘do të ketë’”, Brahimllari: Kryeministri po përhap panik tek biznesi e qytetarët, ka shtuar varfërinë

Tuesday, 14 Prill 2020 10:20

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Brahimllari, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se edhe pse qytetarët kanë thuajse 2 muaj të izoluar, qeveria vazhdon të përsërisë frazën “do të”, një shprehje dëshpëruese.
Brahimllari thekson se qeveria në vend se të lind shpresën tek qytetarët, po mbjell vetëm varfëri e papunësi.

Postimi i Endrit Brahimllarit:

Ndërkohë që vendi ka hyrë në muajin e dytë të bllokimit total, Kryeministri dhe qeveria vazhdojnë me “do të ketë”… një ekip që do punojë për këtë dhe për atë.

Kryeministri dhe qeveria më shumë përhapin panik dhe represion tek qytetarët dhe bizneset sesa të japin shpresë për të dalë nga kjo situatë.

Qytetarët të papunë zhyten në varfëri, bizneset po falimentojnë pa asnjë mbështetje reale, nga qeveria ka vetëm shoë mediatik.

Kryeministri dhe qeveria të lërë “do të ketë” por të japin mbështetje reale për bizneset dhe qytetarët të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevoje për mbështetje ekonomike dhe jo shoë mediatik.

Login to post comments