Rama kërkoi bashkëpunim, reagon PDIU: Pasi e goditi çdo ditë opozitën, sot kërkon ta marrë nën sqetull, nuk do heshim asnjë ditë

Tuesday, 14 Prill 2020 10:47

TIRANE
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama adresoi një ditë më parë për opozitën, për bashkëpunim në luftën kundër COVID 19.

“Edi Rama pasi uzurpoi PS, Parlamentin, Gjykatat që janë dhe s’janë, Prokurorinë, Pushtetin Lokal, Mediat, Tërmetin dhe Coronavirusin, pasi bleu zgjedhjet dhe kreu procesin më të turpshëm në historinë politike të pluralizmit në vend me zgjedhje njëpartiake, pasi e goditi, poshtëroi, e përzuri, e denigroi çdo ditë opozitën, sot kërkon ta marë dhe atë nën sqetull… Sot është koha që të bëhet politikë e të bërtitet fort për makutërinë dhe gënjeshtrën, që po e vdesin çdo ditë këtë vend nga kjo bandë hajdutësh. Opozita nuk do të heshtë asnjë ditë sepse ky uzurpues i çdo lirie njerëzore nuk e karantinon dot opozitën në këtë vend”.- deklaron Doda.

Login to post comments