Shehu: I pari pacient që u extubua me sukses, mesazhi i mirë nga 'Shefqet Ndroqi'

Tuesday, 14 Prill 2020 13:52

Tritan Shehu, ish-ministri i Shëndetësisë nga PD, e ka përshëndetur mjaft faktin se nga spitali "Shefqet Ndroqi", i kthyer në spitalin COVID2, u arrit t'i hiqej intubimi me sukses të parit pacient me koronavirus dhe që rastisi të ishte grua.

Por, Shehu thekson në një mesazh se kaq nuk mjafton megjithatë.

"Një mesazh i mirë nga spitali “Shefqet Ndroqi”!- shkruan Shehu. - Një paciente me Covid- 19 pas rreth dy javësh nën respiracion mekanik e intubuar, që prej 24 orësh është extubuar dhe në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Përgëzimet më të mira ekipit reanimator të atij spitali, kolegëve mjekë e personelit në terësi aty për këtë, më shume se lajm të gëzuar që dhanë.

E kuptoj, dikush nga reanimatorët, që e konsideron si rutinë në punën e tyre intubimin, vendosjen në respirator, extubimin etj, do të më thotë kjo është pjesë e punës sonë.

Jam krejt dakort me ata, por dua t’u kujtoj se këto javë ishte krijuar një situatë paradoksale, kur deri dje asnjë pacient nuk u arrit të extubohet me sukses, pa dyshim ky është një fakt që nuk mund e duhet të komprometojë metodë, por që fatkeqësisht po ndodhte, veçanërisht për këto raste akoma me kaq elemente të panjohur e të vështirë.

Shërbimi i reanimacionit, thelbësor në fitoren e jetës, që të ketë sukses, që të prekë statistikat e vendeve të zhvilluara, duhet të përfshihet në standartet e tyre e këtu nuk e kam fjalën vetëm për “respiratorin”, por shumë më gjerë që nga struktura e parametrat e saj, duke vazhduar më tej te monitorimi hemodinamik, shtretërit specialë, laboratorët, imazheria, dializa afër të sëmurit etj etj, me një kosto shumë të lartë këto, për të shkuar pastaj tek niveli profesional, që realisht ekziston.

Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë dhe këtë e qartësoi pikërisht kjo epidemi."

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...