Qeveria nuk le shqiptarët të futen në Shqipëri/ Tentojnë nga mali dhe arrestohen

Tuesday, 14 Prill 2020 17:42

Tre shtetas shqiptar janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës me akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Sipas njoftimit të uniformave blu, të arrestuarit në fjalë ishin paraqitur më parë në PKK Kakavijë dhe pasi janë njohur nga Policia Kufitare me rregullin se duhet të vetëkarantinoheshin 14 ditë me shpenzimet e tyre, nuk kanë pranuar të hyjnë në territorin shqiptar e janë larguar përsëri në tokën greke dhe më pas kanë hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër, ku dhe janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit".

Të arrestuarit, të ndëshkuar edhe më parë, disa herë, me masa administrative, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Këta shtetas ishin paraqitur më parë në PKK Kakavijë dhe pasi janë njohur nga Policia Kufitare me rregullin se duhet të vetëkarantinoheshin 14 ditë me shpenzimet e tyre, nuk kanë pranuar të hyjnë në territorin shqiptar e janë larguar përsëri në tokën greke dhe më pas kanë hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër, ku dhe janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Nisur dhe nga situata aktuale e pandemisë, këta shtetas përbëjnë rrezik potencial në përhapjen e pandemisë duke shmangur me veprimet e tyre detyrimet që u lindin në bazë të kuadrit ligjor për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve ngjitëse në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër i arrestuan në flagrancë shtetasit G. K., 29 vjeç, banues në Berat, J. K., 27 vjeç, banues në Kuçovë dhe O. B, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...