Kurba e të infektuarve nga koronavirusi në vend vazhdoi të bëhet akoma më qesharake sot.
Një ditë më parë u tha se janë 8 të infektuar nga koronavirusi. Sot kjo shifër kërceu në 19 të prekur.
Duke ndjerë situatën, kur kjo grafikë është bërë qesharake pasi nuk kuptohet as piku, as sheshimi, asgjë, qeveria doli sot me një grafikë në sfond.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha: “Siç shihet nga grafiku, edhe pse sot janë 19 raste të reja, pavarësisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qëndrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar”.
Por ajo nuk mori mundimin që të sqaronte se përse kurba qenka e qëndrueshme dhe situata është e kontrollueshme?
Se përse ajo nuk e lexoi grafikun, kjo nuk dihet. Por ajo që dihet është se kurba është e kontrollueshme sepse ashtu do qeveria.
Por qytetarët janë të shqetësuar dhe Rakacolli e di mirë kur thotë: “Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qëndrueshëm të rasteve në spitale”.
Sidoqoftë janë spitalet që po kthehen tashmë në vatra të rrezikut dhe ajo si zyrtare nuk sqaroi as se përse po infektohen bluzat e bardha dhe përse po lindin vatra të reja si ajo në Kukës.