COVID-19 nuk e prek demokracinë/ Gjykata Kushtetuese: Gjermanët kanë të drejtë të protestojnë edhe gjatë pandemisë

E Enjte, 16 Prill 2020 16:47

Gjermanët kanë të drejtë të zhvillojnë protesta politike, nëse zbatojnë rregullat e distancimit social në mënyrë që të pengojnë përhapjen e koronavirusit.

Ky është vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese gjermane, raporton Reuters.

Çështja ishte dërguar në Gjykatë nga disa aktivistë të rinj, pasi autoritetet në qytetin perëndimor të Giessen, ndaluan një protestë të planifikuar për këtë javë.
Përmes saj do të kundërshtohej rregulli i vendosur për të ndaluar tubimet e më shumë se dy personave në publik.

Aktivistët pro-demokracisë në Giesen, në shtetin e Hese, thonë se masat e bllokimit shkelin lirinë e tubimit, një parim kryesor i kushtetutës gjermane.

Ata e çuan çështjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese pasi dy gjykata lokale përkrahën vendimin e autoriteteve për të ndaluar demonstratat edhe pse organizatorët kishin premtuar se do të respektonin rregullat distancës gjatë marshimit.

Gjykata Kushtetuese tha se një ndalim i përgjithshëm i demonstratave do të ishte jokushtetues dhe i urdhëroi ata të rishikojnë vendimin e tyre. Gjykata tha se shqetësimet shëndetësore të lidhura me pandeminë e koronavirusit nuk janë bazë për një ndalim të përgjithshëm të demonstratave.

Deri tanil, Gjermania numëron 3,850 vdekje dhe 135,549 të infektuar, shifra këto shumë herë më të ulta se shtete të tjera si Italia apo Spanja. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...