Skanerët nxjerrin persona të infektuar/ PD: Ja 5 propozimet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme

Saturday, 18 Prill 2020 17:10

Grupi i ekspertëve të COVID-19 pranë Partisë Demokratike, në një deklaratë publike, informon se skanerët rastësorë po zbulojnë raste të infektimit, ndonëse testet rezultojnë negativë. 
Ndërkohë që kanë dalë edhe me disa propozime për qeverinë. 

Deklaratë e grupit të ekspertëve antiCOVID pranë PD 
Në Qendrën e Traumës u paraqitën dy pacientë të traumatizuar. Në egzaminimin e zakonshëm me Scaner u konstatuan dëmtime egzistuese pulmonare, karakteristikë prej Covid 19. Në testimin virusologjik (tampon) të mëtejshëm rezultojnë negative, pra ka një mospërputhje në diagnozë. Po të analizojmë dhe të dy rastet e mëparshme të aksidentuara nga Durrësi, gjejmë po kështu mospërputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij me tampon.

Në këtë situatë, vetë të dhënat e Scanerit, që janë më të besueshme flasin për probleme serioze në zbulimin e të prekurve, në ndjekjen e këtyre, difekte këto madhore që kërkojnë zgjidhje:

—Së pari, në këto raste duhet kërkim i dyfishtë virusologjik (PCR) në një laborator tjetër me ripërsëritje të ekzaminimit pas 3-5 ditësh. Kjo normë tek ne nuk realizohet sepse gjithçka është monopol i një laboratori, edhe pse janë mundësitë e shfrytëzimit të lavoratorëve të tjerë për këtë test.

—Së dyti, pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund të vazhdoje të qëndroje gjatë mbas këtyre dëmtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshtë diagnozën me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshëm të kontakteve, gjë që nuk po bëhet.

—Së treti këta pacientë, ashtu si dhe depistimi në tëresi, kanë nevojë për analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gjë e mundshme në një numër të konsiderueshëm laboratorësh, por që me gjithë insistimin tonë vazhdon të shpallet “e ndaluar”. Theksojmë se “justifikimi” me certifikimin nga OBSH të tyre, që po përdoret për ta bllokuar edhe këtë ekzaminim  vetëm në QSUT, është i pavërtetë. Veçse sot kur ka metoda të shumta të përcaktimit të antitrupave që nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me përzgjedhjen!

—Së katërti, ky fenomen i zbulimit të dëmtimeve të mushkerive prej Covid 19 nga ekzaminimet Scan për shkak të arsyeve të tjera, flet për moskorrespondimin e të dhënave zyrtare me numrin e të infektuareve në realitet, si pasojë e nje niveli testimi me “tampon” shumë nën nevojat e vendit dhe mungesën e plotë të atij imunologjik, që nuk mund të tejkalohen vetëm me nga një pikë analizash. Duhen mobilizuar me rimbursim për qytetarët, të gjitha kapacitetet laboratorike në qendër e periferi për test, test, test.

—Së pesti, zbulimi i këtyre pacientëve me dëmtime të tilla në mushkëri, pra në stade të avancuara të sëmundjes, tregon një mosfunksionim të hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, që duhet të shndërrohet në një nga “motorrët” kryesorë, si dhe për domosdoshmërinë e përfshirjes në këtë përballje për depistim e trajtim të të gjitha mundësive imazherike të vendit.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...